Gazetari Vehbi Kajtazi ka publikuar një video të Albin Kurtit kur si opozitar bënte thirrje që në rast se Kadri Veseli të dështonte të zgjidhej kryetar i Kuvendit, duhej të dilte një tjetër emër që do të mund t’i kishte votat për këtë post.
Kajtazi ka thënë se Kurti me këtë deklaratë të atëhershme ka parashikuar atë që do të ndodhte sot kur dy herë i dështoi zgjedhja e Albulena Haxhiut si kryetare e Kuvendit, për shkak se nuk kishte votat e mjaftueshme.“Qe njeri i mençem qe para shume vjetesh e ka parapare diten e sotme. Pra, sipas Kurtit nese Albulena Haxhiu nuk i ka votat, te tjetet i kane. Degjojeni vete!”, ka thënë Kajtazi.
Kryesuesi i seancës konstituive të Kuvendit e shtyu atë për të hënën, pra për 48 orë, pasi dështoi për herë të dytë zgjedhja e Haxhiut si kryekuvendare.