Kajtazi: Partitë opozitare nuk duhet të hyjnë në koalicion me Kurtin

 

Gazetari Vehbi Kajtazi thotë se partitë opozitare nuk duhet të hyjnë në koalicion me Albin Kurtin.

Ai komenton gjuhën e ashpër të Kurtit drejt partive opozitare, pasi i njëjti mbrëmë i quajti “hajvanë”.

“Kurti i ka quajt edhe kafshë partitë politike, hajvanat, partitë politike, kundërshtarët politikë. Unë nuk besoj që hajvanati ka fiqir me shku me hy në koalicion me këtë bariun edhe për këtë arsye ky njeri duhet me mbet vet. Me këtë rezultat që e ka le të bën çka të don me këtë rezultat, le ta bën me Listën Serbe, me gjithë deputetët, le të trafikon deputetë tjerë, le ti blejë me para qysh i ka ble edhe votat. Të gjitha le ti bën, por partitë politike opozitare nuk duhet me hy me këtë bari në koalicion. Duhet me lë kështu le të bën çka të don”, thotë Kajtazi në Rubikon.