Gazetari Vehbi Kajtazi ka folur lidhur me vendimin e Komunës së Prishtinës për ndryshimin e orarit mësimor gjatë muajit të Ramazanit, duke e konsideruar atë si një hap lehtësues për agjëruesit dhe jo si cenim të rendit kushtetues.
Sipas tij, komuna është pjesë e sistemit shtetëror dhe ushtron pushtet lokal me kompetenca të pavarura nga niveli qendror.
Në këtë kuadër, ai vlerëson se nëse Komuna e Prishtinës merr vendime që ua lehtësojnë jetën qytetarëve, qoftë edhe gjatë një muaji të shenjtë si Ramazani, ajo thjesht po ndihmon besimtarët që të kenë më shumë kohë për t’u kthyer në shtëpi dhe për të bërë iftarin.
“Komuna është pjesë e sistemit shtetëror, është pushtet lokal me kompentenca të pavarua nga niveli qendrorë. Komuna e Prishtinës nëse merr vendime me ua lehtësu jetën njerëzve, qoftë edhe në një muaj të shenjt të Ramazanit, thjesht po iu ndihmon në funksion që ata njerëz që mbajnë Ramazan, me pas kohë me shku në shtëpi, me bo iftarin. Deri në këtë pikë nuk po shoh cenim të shtetit tonë kushtetues sepse thjesht po ua mundëson një gjë të tillë me kusht që orari mësimor të mos preket, pushiimi të shkurtohet dhe të fillojë mësimi nga 7:30 e jo nga 8. Nuk po shoh cënim praktik”, tha Kajtazi në “VV Show”.
Sipas tij, fetë janë pjesë e jetës shoqërore dhe nuk mund të ketë ndarje “me thikë” mes shtetit dhe besimit, pasi qytetarët dhe shteti janë të ndërlidhur me njëri-tjetrin.
Ai shton se shteti nuk duhet të jetë vetëm kufizues, por edhe lehtësues, duke krijuar në raste të caktuara komoditet për komunitete të ndryshme, pa cenuar të tjerët.
Në këtë frymë, Kajtazi e sheh kryetarin Përparim Rama si një politikan atipik dhe konvencional, i cili sipas tij nuk udhëhiqet nga presionet partiake apo nga interpretime të ngurta ligjore kur bëhet fjalë për krijimin e kushteve më të favorshme për besimtarët.
“Nëse synojmë me pas ndarje si me thikë, prap nuk mundemi me pas, se fetë janë pjesë e jetës tonë, ne jemi pjesë e shtetit, shteti është mbi ne. Jemi të lidhur me njëri-tjetrit. Shteti nuk bën të jetë kufizues por edhe lehtësues, lirues që në raste të caktuara, po me kriju një lloj komoditeti, që ndoshta edhe këta tjerët që nuk e praktikojnë apo janë të besimeve tjera, nuk cënohen. Në këtë frymë mendoj që Përparim Rama është duke tregu që është një politikan konvencional, atipik, i cili nuk pyet as për disa qëndrime të partisë së tij LDK, as për rregulla kushtetuese ligjore kur vje fjala me ua kriju një komoditet besimtarëve të caktuar, po ashtu është tu e demantu një propagandë që është zhvillu për një kohë të gjatë lidhur me Përparim Ramën. Për herë të parë, është viti i tretë që për Ramazan e zbukuron qytetin bashkë me BIK-un. Komuniteti mysliman ndihet më mirë dhe krijon identitet gjatë Ramazanit”.
Kajtazi e lidh debatin aktual edhe me polemikat e mëhershme rreth transformimit të rrugës “Gjergj Bush” në shesh dhe inkorporimit të saj në një shëtitore që lidhet me Katedralen në Prishtinë.
Sipas tij, të njëjtët zëra që dikur e sulmonin Ramën për atë vendim, sot e mbështesin, ndërsa disa të tjerë që e përkrahnin atëherë, tani e kritikojnë për ndryshimin e orarit gjatë Ramazanit.
“Te Rama kom pa akuza të rënda në të kaluarën për shkak të sheshit Gjorgj Bush. Të njëjtit që unë dje i kom pa duke përkrah vendimin e Ramës, të njëjtit i kam pa duke sulmu Ramën kur mori vendim që rrugën Gjergj Bush ta shndërrojë në shesh dhe krejt ajo hapësirë të inkorporohet në një shëtitore që lidhet edhe ma Katedralen në Prishtinë. Akuza ka qenë që Rama e ka gruan të krishterë, dhe për shkak të ndikimit të saj po krijon favor një komuniteti pakic sipas tyre, besimin katolik, për tia kriju një hapësira e cila është në funksion të Katedrales dhe jo të njerëzve të qytetarëve të e shfrytëzojnë çdo ditë. Në këtë pikë duke e sulmu për diçka të paqenë, tash janë disa të tjerë që asokohe e përkrahnin Përparim Ramën për Katedralen, por që tash e sulmojnë për shkak të këtij vendimi, që dorën në zemër është i pari, se vitin ekaluar një gjë të tillë e kanë marrë me Komunmën e Pudujevës.
Ish dasht me pas parasysh ne si shoqëri që mos me pa Kushtetetën kur lidhet me disa të drejta, ashtu komplet të ngurtë ,por më shumë elastike dhe që shteti të jetë më miqësor me besimet, sikurse edhe besimet të jenë miqësore me njëra-tjetrën. Që kur vje fjala te Katedralja mos me u qu komuniteti i besimit mysliman me sulmu Ramën pse po e ndërton sheshin te Katedralja, sikurse këta që nuk besojnë fare, apo besojnë te shteti kushtetues që është i joni mos me godit një vendim i cili është kalimtar dhe nuk besoj që në asnjë pikë e cënon rendin juridik e kushteutes. Thjesht është në kuadër të një elasticiteti ligjor e kushtetues”.









