Në “Rubikon me Adriatik Kelmendin”, opinionisti Vehbi Kajtazi tha se kryetari i LVV është diktator dhe do t’i dhunoj institucionet dhe ligjet.
Kajtazi tha se Kurti ligjet dhe kushtetutën e interpreton sipas modelit të tij.
“Sot unë kam pa model të njëjtë të katër vjetëve në qeveri dhe qeverisje të këtij pushteti, dhunim i institucioneve, i kushtetues dhe ligjeve të cilat i miratojnë edhe vet. Ky zotni këtu është diktator. Ligjet dhe kushtetutën i interpreton sipas modelit të tij, ai si don, sepse ky njeri nuk e duron faktin që ka ardhë në pushtet me votë të lirë sepse ka mendu që vjen në pushtet me revolucion”, tha Kajtazi.
Ndërkaq, për ministrin në detyrë, Elbert Krasniqi tha se nuk i ka sqaruar mesazhet deri më tani, andaj mesazhet e publikuara i merr si të mirëqena