Gazetari Vehbi Kajtazi ka thënë se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ishte një prej institucioneve të para që goditi Albin Kurti kur erdhi në pushtet.
Kajtazi ka thënë se këtë goditje e ka bërë nëpërmjet presidentes Vjosa Osmani me shkarkimin e kryetares Valdete Daka.
“Goditja e parë që i është dhenë një institucioni ishte KQZ-ja, nëpërmjet Vjosa Osmani me shkarkimin e Valdete Dakës, shkarkimi ka qenë anti-kushtetues, Osmani e ka shkel kushtetutën kur e ka shkarkuar Dakën, ashtu siç e shkeli me mos dekretimin e kryeprokurorit të shtetit”, ka thënë Kajtazi në Rubikon të Klan Kosovës.
Sipas tij, kur u emërua gjyqtari Kreshnik Radoniqi në krye të KQZ-së, ai erdhi si njeri i pëlqyer nga pushteti.
“Aty u soll si njeri i tyre, si njeri i parapëlqyer i Vjosa Osmanit”, ka theksuar Kajtazi.
“Fakti që e hoqën Dakën, e sollën dikë të pëlqyeshëm, por gjatë punës Radoniqi e ka parë se çfarë preisoni ushtron pushteti dhe i ka rezistuar këtij presioni”, ka thënë Kajtazi veç të tjerash.