Arian Tahiri dje ka mbajtur një tubim në qytetin e Mitrovicës ku ka shpalosur programin e tij për mandatin e adhshëm.
Masoviteti i jashtëzakonshëm i ka rënë në sy edhe gazetarit Vehbi Kajtazi. Ai në llogarinë e tij në facebook ka shpërndarë një fotografi nga tubimi dhe ka ironizuar me Faton Pecin duke shkruar se “Po më duket se në tubimin e Arian Tahirit kish mungu veç Faton Peci me plis”.
Tahiri dje ka thënë se këtë rrugëtim dëshiron ta bëjë bashkë me qytetarët e Mitrovicës, jo thjesht si kandidat dhe votues, por si bij dhe bija të të njëjtit qytet.
Ai u ka kërkuar mitrovicasve që të besojnë tek Tahiri, ashtu siç ai beson te Mitrovica dhe te secili prej qytetarëve.