Kështu u shpreh ai mbrëmë në emisionin “Rubikon” të Klan Kosovës, lidhur me pezullimin e dialogut strategjik ShBA-Kosovë.
Ndër të tjera Kajtazi tha se është urgjencë kombëtare që Lëvizja Vetëvendosje të largohet nga pushteti.
“Ky është duke kryer tradhti kombëtare, sepse ky njeri nuk i shërben Kosovës. Ama një fakt që Albin Kurti i shërben Kosovës? Këta janë antishqiptar, është urgjencë kombëtare që Albin Kurtin me krejt këtë strukturë kriminale me i largu, përndryshe ky vend nuk ka me pas të ardhme”, u shpreh Kajtazi.