Kajtazi: Fitorja në Mitrovicë rrënon propagandën e VV-së për çlirim të Veriut

Analisti Vehbi Kajtazi ka thënë se fitorja e Arian Tahirit ndaj Faton Pecit – pa balotazh – e rrënon, siç thotë ai, propagandën e Lëvizjes Vetëvendosje se ka çliruar Veriun.

“Fitorja e Arian Tahirit rrënon përfundimisht propagandën e këtij regjimi se ne e kemi cliru Veriun”, ka thënë Kajtazi në Specialen e Klan Kosovës për zgjedhjet qendrore.

“Dhe votat se këta synonin t’i fitonin me të ashtuqujtin veriun e çliruar…ka ra poshtë”.

“Katër komuna ia ka dorëzu sot Albin Kurti, Listës Serbe”.

“Unë po flas me logjikën e tyne.

“Çojshin kurira kryetarë komunash. Edhe thojshin e kemi çliru Veriun. A jeni budallë a cka?”

The post Kajtazi: Fitorja në Mitrovicë rrënon propagandën e VV-së për çlirim të Veriut appeared first on Klan Kosova.