Analisti Vehbi Kajtazi i ka komentuar deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje që deri më tani e kanë siguruar edhe një mandat në kuvend por edhe për ata që dështuan në një gjë të tillë.
Kajtazi tha se sipas vlerësimit ë tij, Avni Dehari nuk ka asnjë arsye që të marrë vota dhe për të qenë në kuvend.
“Vlerësimi im në këtë listë është që Avni Dehari nuk ka asnjë arsye të marrë votë, përveç që është babai i dy djemve fatkeqë që e kanë vrarë veten”, tha Kajtazi në Rubikon në Klan Kosova.
Ndërsa për sa i përket kandidatit për deputet të VV-së, Gazmir Racit, i cili dështoi të marrë votat e mjaftueshme për ta siguruar një ulëse, Kajtazi tha se për Racin i vjen keq .
“Ajo që mua më vjen keq, dhe njëmend më vjen keq është që Gazmir Raci nuk ka hy në kuvend. Pra, Gazmir Raci ka mbet jashtë, pavarësisht që pesë vjet e ka shqyer gurmazin duke e mbrojtur këtë parti”.
“Nuk ia vlerësoi elektorati mjaftueshëm dhe ka mbetur jashtë kuvendit. Nuk e di tash cka bën ai me këtë vend”, tha Kajtazi.