Në emisionin “VV Show”, analisti dhe gazetari Vehbi Kajtazi ka bërë një deklaratë të ashpër ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e quajtur atë “hajn” dhe “kryehajn”, si dhe duke pohuar se aktakuza e fundit e Prokurorisë Speciale që përfshin Rozeta Hajdarin konfirmon dyshimet e tij për korrupsion në qeveri.
Kajtazi tha se prej kohësh kishte paralajmëruar se Kurti ishte i përfshirë në veprime të paligjshme, por se publikisht ai ruante një imazh “të pakorruptuar”, të cilin sipas tij qytetarët e besonin.![]()
“Prej kohësh e them që Albin Kurti është hajn, madje kryehajn. Por megjithatë ai mbante njëfarë aure se nuk është i korruptuar dhe njerëzit e besonin një gjë të tillë,” deklaroi Kajtazi.
Ai shtoi se “hajnia” e pretenduar e Kurtit është dëshmuar, siç thotë, me vendosjen e njerëzve të afërt në pozita kyçe, të cilët sipas tij punonin për interesa personale dhe partiake.![]()
Duke u ndalur te aktakuza ndaj Rozeta Hajdarit, Kajtazi u shpreh se ky dokument prokurorial hedh dritë mbi një “grup kriminal” që – siç tha – mblidhej në një lokal të quajtur “Bukë e Zemër”, ku diskutoheshin tenderë burimor dhe tenderë sekret për blerjen e rezervave shtetërore.
“Aktakuza e Rozeta Hajdarit e konfirmoi se Albin Kurti është hajn, është i korruptum,” u shpreh ai.![]()
“Kjo aktakuzë, që është një ndër më të mirat që është ngritur nga Prokuroria Speciale, ka zbuluar se grupi kriminal që mblidhej në një furr ‘Bukë e Zemër’ diskutonte për tendera burimor, tendera sekret për blerjen e rezervave shtetërore. Drekat e darkat paguheshin nga Zyra e Kryeministrit. Pse paguheshin nga zyra e kryeministrit, derisa në drekë e darkë ishte Ridvan Muharremi, ishin turqit, ishte Rozeta Hajdari?”.











