Skandali i mesazheve të publikuara nga grupi i WhatsApp-it mes disa protagonistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, si Dejona Mihali, ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli, dhe kryeshefi aktual i Ibër-Lepencit, Faruk Mujka, sollën detaje tronditëse rreth kurdisjen së konkursit për kryshef të kësaj ndërmarrjeje.
Mesazhet i publikoi dje gazetari Lirim Mehmetaj, që rrjedhin nga dosja hetimore e prokurorisë për Faruk Mujkën.
Ky top skandal, u diskutua me mysafirët e ftuar në emisionin Rubikon në Klan Kosova.
Gazetari Vehbi Kajtazi, tha se kjo aferë është më e madhe se ajo e Prontos.
“Kjo është më e madhe, vetëm se dallimi se nuk është me zë. Pra, janë komunikime dhe kur i dëgjon ti me zë, atëherë tingulli, zëri origjinal i protagonistëve i jep peshë shumë më shumë. Është edhe kurreshtja e njerëzve me e ditë se çka flet, një ministër, kryeministri, i bën shumë më shumë kurreshtarë për mënyrën se si flasin për mënyrën se si komunikojnë”.













