Kaio Jorge “përjetëson” me tatuazh në trup këshillën që i dha CR7 te Juventusi

Sulmuesi brazilian i Cruzeiro, Kaio Jorge, ka vendosur të bëjë tatuazh në trupin e tij këshillën që i dha Cristiano Ronaldo kur luanin bashkë te Juventusi: “Mundësitë lindin nga përgatitja”.

Braziliani duket se e ka zbatuar me pëpikëri këtë këshillë, çka e tregojnë statistikat e tij këtë sezon: 32 ndeshje – 20 gola – 5 asiste. E thënë ndryshe, ka shënuar gol ose dhënë asist çdo 93 minuta lojë.

Kaio Jorge është top-golashënuesi i “Brasileirão” dhe i “Copa do Brasil”, duke u konfirmuar si sulmuesi më i mirë brazilian aktualisht. Një kombinim perfekt mes talentit, disiplinës dhe frymëzimit prej njërit nga më të mëdhenjtë e futbollit botëror.

The post Kaio Jorge “përjetëson” me tatuazh në trup këshillën që i dha CR7 te Juventusi appeared first on Telesport.