Kaia Gerber u shfaq si kopja e nënës së saj legjendare, Cindy Crawford, ndërsa veshi një fustan të kuq të ndezur për koleksionin vjeshtë/dimër 2025 të Givenchyt.
23-vjeçarja dukej mahnitëse me veshjen minimaliste, e cila ngjante shumë me atë që Cindy kishte veshur në eventin “Unforgettable Women” në vitin 1990.
Ndërsa Cindy kishte zgjedhur një jakë në formë zemre dhe një gjerdan argjendi të theksuar, Kaia optoi për një pamje më të thjeshtë: këpucë të zeza të sheshta dhe vathë të errët. Ngjashmëria vizuale mes tyre ishte e pamohueshme, shkruan DailyMail.
Kaia, e cila po ndjek me sukses hapat e nënës në botën e modës, ka provuar veten edhe si aktore në serialin “American Horror Story” dhe filmin “Shell”.
Së fundmi, ajo u pa edhe në premierën e filmit “Gonzo Girl” në Festivalin e Filmit Tribeca, me një fustan të kuq me pika të errëta dhe aksesorë minimalë.
Në një intervistë për People, Kaia ka treguar se marrëdhënia me Cindy është thelluar edhe më shumë përmes punës së përbashkët. “Kemi krijuar një lidhje dhe miqësi të vërtetë përtej raportit nënë-bijë”, tha ajo.
Cindy shtoi me humor se kanë bërë gjithçka bashkë, nga “Burning Man” deri te tërheqjet shpirtërore, duke ndarë libra, podkaste e shfaqje teatrore.
Të dyja janë ambasadore të markës së orëve ‘Omega’ dhe e përshkruajnë bashkëpunimin profesional si të natyrshëm. “Nuk ndiej që jam me vajzën time, por me një mike të ngushtë”, tha Cindy.