Udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei lëshoi një paralajmërim të ashpër ndaj Izraelit të martën, duke thënë se vendi “do të ndëshkohet për gabimin e tij”, në një adresim të drejtpërdrejt televiziv në televizionin shtetëror iranian të mërkurën.
Kahmenei tha se Irani nuk e ka në plan dorëzimin, derisa komentoi luftimet e zhvilluara me Izraelin gjatë kësaj jave.
Ai komentoi edhe përfshirjen e mundshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në luftë krahas Izraelit kundër Iranit.
Duke vënë në shënjestër presidentin e SHBA-së, Donald Trump, Khamenei tha: “Ata që e njohin Iranin dhe historinë e tij e dinë se iranianët nuk i përgjigjen mirë gjuhës së kërcënimit sepse iranianët nuk dorëzohen”.
“Amerikanët duhet ta dinë se çdo ndërhyrje ushtarake e SHBA-së padyshim do të shoqërohet me pasoja të pariparueshme”, tha ai.
Deklaratat e Khameneit vijnë në një kohë të presionit të ri diplomatik dhe ushtarak ndaj Iranit për t’u ulur në tryezën e bisedimeve.