Kafshohet nga gjarpri teksa hap derën e shtëpisë (video)

Veprimi i thjeshtë i hapjes së derës u shndërrua në një moment të tmerrshëm për një njeri në Oklahoma, kur një gjarpër u hodh nga llamba ndriçuese e shtëpisë së mikut të tij dhe e kafshoi në fytyrë.

E gjithë kjo skenë është kapur nga videokamera e vendosur në derë.

Pas këtij akti, Jerel Heywood dëgjohet se si e thërret shokun e tij për ta dërguar në spital, ku stafi mjekësor më vonë konstatoi se gjarpri nuk ishte helmues.

“Nuk kam qepje, fatmirësisht, por më pastruan shumë mirë”, i tha ai kanalit CNN. “Jam me antibiotikë”.

Po ashtu është bërë e ditur se gjarprin në vendngjarje e vrau një fqinj me çekiç.