Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadriaj, ka komentuar zhvillimet e fundit politike në Kosovë në emisionin “Review” pas dështimit të Kuvendit për të zgjedhur qeverinë e re.
Sipas Kadriajt, kryeministri në detyrë Albin Kurti ka penguar krijimin e një qeverie të gjerë bashkëpunuese dhe zgjerimi i kabinetit me pesë ministri të reja tregon mungesë serioziteti.
Deputetja e AAK-së theksoi gjithashtu se Kosova ndodhet nën sanksione të SHBA-së, ndërsa besimi publik ndaj Kurtit është në rënie.
“Nuk donim një bashkëveprim. Kurti ka pasur përparësi që njerëzit e vet ti akomodojë si ministra dhe jo të mendojë për Kosovën krijimin e një qeverie. Kurti i ka shtuar dhe 5 ministri. Këtu s’ka pasur seriozitet dhe qëllimi dhe dëshira e Albin Kurtit ishte të ishte i vetëm dhe ta ketë i vetëm qeverisjen. Vendi është me sanksione nga SHBA-ja.
Kurti ka dalë partia e tretë me votat që ka grumbulluar. Besimi ndaj tij është në rënie. Ai ka premtuar për bashkëpunim ndërkombëtar ndërkohë ne nuk kemi raporte as me Shqipërinë ,i kemi raporte të ngrira për shkak të veprimeve dhe qasjes së Kurtit”, tha Time Kadriaj.










