Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj, ka takuar bashkatdhetarë në Treviso të Italisë.
Kadrijaj ka thënë se diaspora shqiptare është mobilizuar për zgjedhjet nacioale që do të mbahen me 9 shkurt 2025.
“Sot bashkëbiseduam me bashkëatdhetarët tonë në Trevisio të Italisë. Altin Berisha, një djalë i ri e ka marrë përgjegjësinë e udhëheqjes së Aleancës në këtë qytet. Gjatë bashkëbisedimit fokusi i tyre ishte prespektiva e Kosovës, prespektiva europiane dhe të gjitha qështjet tjera në interes të Kosovës dhe popullin e Kosovës. Diaspora po mobilizohet për zgjedhjet e 9 shkurtit”, ka thënë Kadrijaj.