Më 6 tetor mbahen zgjedhjet parlamentare dhe skena politike ka filluar përplasjet në mes vete, ku së fundi është Time Kadriaj nga radhët e AAK’së, që ka sulmuar Mimoza Kusarin e Alternativës.
Time Kadriaj ishte deputete e Kuvendit të Kosovës, ka sulmuar ashpër Mimoza Kusarin, partia e së cilës përflitej për një koalicion të mundshëm me VV’në, mirëpo që nuk u dakorduan.
Kadriaj në Facebook ka thënë se Kusari kësaj radhe nuk mundi ta mashtrojë askënd.
Postimi i plotë i saj:
“Skena politike është “varfëru” që ish nën-presidentja e AKR e tash kryetarja e klubit Alternariva Mimosa Kusari ka mbet pa koalicion. Kush se deshti apo ma mirë me thanë kërkon smujti me mashtru. Gjakova më së miri e pa dhe Gjakova më së miri e demaskoj retorikën e saj mashtruese. Boll e ke kullotë Mimoze!.”