Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, ka pritur në takim disa ish-ushtare të UÇK-së dhe police të Kosovës.
“Sot kisha nderin e veçantë t’i takoj bashkëluftëtaret e mia, ish ushtaret e UÇK-së, si dhe policet e Kosovës, për t’i uruar për 8 marsin. Asgjë e madhe në Kosovë nuk është bërë pa përkushtimin dhe sakrificat e grave të saj. Dhe, sot ato janë krenaria jonë kudo në botë ku flitet e dëgjohet emri i atdheut tonë”, ka shkruar Veseli në llogarinë e tij në “Facebook”.