Kadri Veseli: Nga muaji dhjetor qytetarët do të lëvizin pa viza

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka ritheksuar se Demarkacioni do të ratifikohet këtë të mërkurë.

Në një intervistë për Klan Kosovën,  ai ka shtuar se ka një reflektim nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, dhe janë në bisedime me Listën Serbe.

“Kemi reflektim nga Lëvizja Vetëvendosje, për votimin e demarkacionit. Në të njëjtën kohë kemi kontakte intensive me Listën Serbe. Shumë jam optimist se ditën e mërkurë do të arrijmë që bashkarisht ta votojmë për marrëveshjen që e presin qytetarët”, ka thënë Veseli.

Ai ka theksuar se qytetarët do të mund të udhëtojnë lirshëm që nga dhjetori i këtij viti, thotë Veseli.

“Unë pres që të ketë shumë vlefshmëri ratifikimi i marrëveshjes, në të njëjtën kohë progresi në sundimin e ligjit dhe jam shumë i sigurt se që nga pjesa e dhjetorit të këtij viti lëvizja e lirë e qytetarëve tonë do të ndodhë”, ka përfunduar Veseli.