Kuvendi duhet të mblidhet dhe me 2/3 e deputetëve të shpërbëhet. Kështu ka thënë kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, transmeton fokusi.info.
Partia Demokratike e Kosovës sot ka mbajtur mbledhjen e Këshillit Drejtues, në të cilën është folur rreth situatës aktuale politike në vend.
Në një prononcim për media, kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka deklaruar edhe një herë se Kuvendi duhet të shpërbëhet dhe të shkohet në zgjedhje.
“Edhe një herë, zgjedhjet janë të pashmangshme. Partitë politike vetëm po bëjnë deklarata, duhet të merret vendimi dhe me 2/3 do të shpërbëhet Kuvendi”.
Lidhur me takimin e thirrur nesër nga Ramush Haradinaj, Veseli ka thënë se ajo që është kryesore tani është komunikimi i partive me presidentin.
“Nuk ka të bëjë kjo fare me asnjë individ. Ajo që është kryesore është komunikimi instuticional, i partive politike me presidentin. Vet duhet ta shpërbëjmë kuvendin, nuk kemi nevojë ta zgjasim më shumë. Duhet të shkojmë te qytetarët, ata na kanë votu dhe ne duhet të shpërbëjmë tani Kuvendin”, deklaroi ai./Fokusi.info/










