Kadetja serbe në Policinë e Kosovës: Prej e vogël kam ëndërruar me qenë pjesë, dhe ëndrra më është përmbushur

Një kadete serbe, pjesë e rekrutëve të rinj në Policinë e Kosovës, ka ndarë përvojën e saj pozitive gjatë trajnimit, duke theksuar se që nga fëmijëria kishte ëndërruar të bëhej police dhe se tashmë kjo ëndërr i është realizuar.

“Qysh kur kam qenë e vogël kam ëndërruar me qenë pjesë e Policisë, dhe ëndrra më është përmbushur” – tha ajo.

Ajo theksoi se në institucionin ku po trajnohet, ndjehet e barabartë me të gjithë të tjerët, pavarësisht prejardhjes etnike.

“Të gjithë kalojmë mirë, fare nuk shikojmë se çfarë nacionaliteti ka – shqiptar, serb apo nacionalitete tjera. Të gjithë jemi të njëjtë” – u shpreh kadetja për Nacionalen.

Me këtë mesazh, ajo inkurajoi të gjithë të rinjtë, pa dallim, që t’i bashkohen Policisë së Kosovës dhe të kontribuojnë në ndërtimin e një shoqërie më të sigurt dhe më të bashkuar.

“I rekomandoj të gjithë të rinjtë që të na bashkohen neve, që të bëhen pjesë e Policisë” – përfundoi ajo.