Kadetët e QSU-së kaluan me sukses vlerësimin praktik “Qielli i Shqiponjave 2025”

Kadetët e Qendrës për Studime Universitare kaluan me sukses vlerësimin praktik “Qielli i Shqiponjave 2025”, ku u vlerësuan në operacione të ndryshme taktike.

Kadetët e vitit të katërt, me gjithë përvojën e fituar gjatë katër viteve në Qendrën për Studime Universitare, treguan se janë të gatshëm për të shërbyer si oficerë të rinj në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Ndërsa kadetët e vitit të tretë, me angazhimin që treguan gjatë këtij ushtrimi, vazhdojnë me u kalit si liderë të ardhshëm, duke marrë përvojë të vlefshme që i përgatit për detyrat që i presin në vitin përmbyllës.

 

Realizimin e ushtrimit nga afër e kanë parë, drejtori i NALT-it gjeneral brigade Sven Lange dhe komandanti e KDS-së gjeneral brigade Jeton Dreshaj.

Këto vizita treguan përkrahjen e vazhdueshme për zhvillimin profesional të kadetëve dhe vlerësuan nivelin e lartë të ushtrimit.

Ky vlerësim praktik ishte edhe njëherë dëshmi e punës së palodhshme, disiplinës dhe përkushtimit që kultivohet çdo ditë në Qendrën për Studime Universitare. “Po rrisim oficerë që janë gati me i dalë zot Atdheut!”, ka njoftuar FSK-ja.

The post Kadetët e QSU-së kaluan me sukses vlerësimin praktik “Qielli i Shqiponjave 2025” appeared first on Kosovapost.net.