Modelja dhe ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 2, Kader Kicaj, ka qenë së fundmi në qendër të vëmendjes për jetën e saj plot udhëtime, duke ngritur pikëpyetje tek disa ndjekës lidhur me burimet e të ardhurave që i mundësojnë pushime të shpeshta dhe jo pak luksoze.
Në një rubrikë të zakonshme të emisionit “Prive by Liberta Spahiu”, një ndjekës i drejtoi një koment thumbues modeles.
“U kënaqe moj Kader duke udhëtuar gjithë këto shpenzime, ka si?”, ka qenë pyetja që iu bë.

Por Kader nuk hezitoi të kthente një përgjigje të qartë dhe të prerë, duke hedhur poshtë çdo insinuatë që dikush tjetër mund të jetë duke i financuar pushimet.
“Unë jam një njeri që punoj shumë dhe këtë vit nuk është se kam qenë në ndonjë vend. Kam qenë në Afrikë, Arabi, Turqi, në Shqipëri. Nuk është që shpenzoj shumë, nuk është që dal shumë dhe i mbledh paratë për me shku nëpër pushime. Edhe normal, punoj për gjërat e mia, çfarë ka të keqe?”, u shpreh ajo.
Kader theksoi se nuk e sheh asgjë të keqe në faktin që punon, kursen dhe i realizon vetë dëshirat e saj.
Prej daljes nga reality shou, Kader ka qenë mjaft aktive në rrjete sociale dhe është përfolur si një nga figurat më të ndjekura të edicionit të dytë të BBV Kosova.
@prive.libertaspahiu‘Kah e qysh gjithë këto shpenzime’, si i financon Kader udhëtimet e pushimet, përgjigjet bukuroshja #kaderkicaj #bigbrothervip #bigbrothervipkosova
Përveç modelingut dhe influencës në rrjete, ajo ka zhvilluar bashkëpunime të shumta me brende të ndryshme, që sipas saj, janë burimi kryesor i të ardhurave që i mundësojnë të udhëtojë.