Kader Kicaj në Stamboll mes luksit – kush po ia financon pushimet?

Kader Kicaj po shijon ditët e nxehta të qershorit në një nga hotelet më luksoze të Stambollit.

Influencerja dhe personazhi i njohur i rrjeteve sociale ka ndarë me ndjekësit e saj disa foto dhe video nga pushimet e saj të fundit, ku shfaqet mes ambientesh përrallore dhe një jete plot luks, shkruan “Kosovarja”.

Por pyetja që po qarkullon së fundmi në rrjet është: kush po ia financon këto pushime?

Edhe këtë herë, Kader nuk ka dhënë detaje.

Disa zëra flasin për bashkëpunime me brende të njohura ndërkombëtare, të cilat shpesh herë i ofrojnë personazheve publike udhëtime dhe akomodime luksoze në këmbim të promovimit në rrjete sociale.