Modelja dhe aktorja Kader Kicaj, e cila u bë shumë e njohur nga pjesëmarrja e saj në edicionin e dytë të Big Brother VIP Kosova, ka folur së fundmi për jetën e saj private në emisionin “E Diell” në Top Channel.
“Jam shumë mirë, jam në paqe. Jam beqare, të mbetet pak mister”, u shpreh ajo me qetësi dhe sinqeritet.
Pavarësisht ekspozimit të madh në media dhe interesit të publikut, Kader theksoi se dëshiron të ruajë një pjesë të jetës së saj për vete. Ajo vazhdon të jetë një nga figurat më të dashura të showbiz-it shqiptar, duke ruajtur balancën mes jetës publike dhe asaj private.
Në Big Brother VIP Kosova, Kicaj kishte krijuar një lidhje dashurie me fituesin e atij edicioni, Lumbardh Salihun.