Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, me propozim të Kryeministrit, dekretoi sot ministrat e Qeverisë së re si dhe i përcolli dekretet Kuvendit të Shqipërisë për kompetencë.
Procedura për emërimin e Qeverisë së re do të përmbyllet në përputhje me Kushtetutën në ditët në vijim, me betimin e Kryeministrit dhe të ministrave, pasi Kuvendi i Shqipërisë të miratojë programin dhe përbërjen e Qeverisë.
Ceremonia e betimit do të zhvillohet në Institucionin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë.
Presidenti Begaj dekretoi:
- Emërimin e Këshillit të Ministrave;
- Belinda Balluku – Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë;
- Albana Koçiu – Ministër i Punëve të Brendshme;
- Elisa Spiropali – Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme;
- Petrit Malaj – Ministër i Financave;
- Blendi Gonxhja – Ministër i Turizmit, Kulturës dhe Sportit;
- Sofjan Jaupaj – Ministër i Mjedisit;
- Mirela Kumbaro Furxhi – Ministër i Arsimit;
- Evis Sala – Ministër i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale
- Delina Ibrahimaj – Ministër i Ekonomisë dhe Inovacionit;
- Besfort Lamallari – Ministër i Drejtësisë;
- Pirro Vengu – Ministër i Mbrojtjes;
- Andis Salla – Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural;
- Ervin Demo – Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor;
- Majlinda Dhuka – Ministër Shteti dhe Kryenegociator;
- Adea Pirdeni – Ministër i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin;
- Toni Gogu – Ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin.