Pas një aksidenti të rëndë që ndodhi sonte rreth orës 19:00 në vendin e quajtur “Rrafshi i Topanicës” ka ndërruar jetë M.K. (1968) nga Koretini.
Vdekjen tragjike e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.
“Besohet se një person i lindur në vitin 1968 ka humbur jetën si pasojë e vetaksidentit, duke mos iu përshtatur shpejtësisë dhe ka humbur kontrollin”, ka thënë Hashani për Gazetën Monitor.
Ndërkohë mediat lokale atje kanë raportuar se makina ka goditur njërën prej barakave që janë të vendosura pranë rrugës kryesore, me ç’rast ka gjetur vdekjen drejtuesi i mjetit.