Ka shënuar vetëm 8 gola këtë sezon. Liverpool përgatit largimin “big”, vlen 65 milionë euro

Cody Gapko mund të jetë një nga largimet e bujshme nga Liverpool gjatë merkatos së verës. Holandezi po luan një rol dytësor këtë sezon, ku ka shënuar vetëm 8 gola, shumë larg pritshmërive.

“TeamTalk” zbulon se drejtuesit e klubit të kuq janë të pakënaqur me holandezin dhe do ta nxjerrin atë në shitje gjatë verës. Po ashtu Arne Slot beson se sulmuesi ka nevojë për më shumë qëndrueshmëri. Kërkesat dhe niveli i kampionatit anglez nuk lejojnë ulje-ngritje të zgjatura, por duhet të jesh gjithmonë në formë. Destinacioni i ri i 26-vjeçarit mund të jetë Bundesliga, aty ku ka një interes konkret nga Leipzig.

Vlera në treg e sulmuesit holandez është 65 milionë euro, nëse i referohemi Transfermarkt. Ajo që mund të thuhet me siguri është se Gapko do të jetë një nga emrat protagonistë të merkatos së ardhshme.

The post Ka shënuar vetëm 8 gola këtë sezon. Liverpool përgatit largimin “big”, vlen 65 milionë euro appeared first on Telesport.