Ka punuar me të dy, Gündogan zgjedh midis Guardiolës dhe Klopp: Duhet të tregohem i sinqertë…

Ilkay Gündogan (34 vjeç) është ndër të paktët futbollistë që mund të thotë se e kanë stërvitur dy prej trajnerëve më të mirë në histori; Pep Guardiola dhe Jürgen Klopp. Me Guardiolën punoi te Manchester City, ndërsa me Klopp te Borussia Dortmund.

Aktualisht lojtar i Galatasaray, teksa ka fituar tituj kampioni nën drejtimin e të dyve, ai dha një intervistë për “The Athletic”, ku zgjodhi njërin prej tyre: “Duhet të jem i sinqertë dhe të them Pep Guardiola. Kjo zgjedhje është për gjithçka që arritëm bashkë, për dominimin tonë”.

Megjithatë, ai nuk e harron periudhën me Klopp: “Patëm suksese të mëdha në Dortmund, më pëlqente shumë stili i lojës. E vlerësoj Jürgen si trajner dhe si njeri. Sa herë takoheshim, përqafoheshim fort, si baba e bir”. Ish-lojtari i Barcelonës shtoi se i pëlqen më shumë stili taktik dhe loja me zotërim topi e Guardiolës, që për të është “më e qartë se futbolli i tranzicionit”.

Këtë sezon me Galatasaray, mesfushori ka luajtur 6 ndeshje në të gjitha garat dhe ka shënuar 1 gol, duke kërkuar të mbetet vendimtar edhe larg vëmendjes së madhe të Manchesterit, Guardiolës e Klopp-it.

 

The post Ka punuar me të dy, Gündogan zgjedh midis Guardiolës dhe Klopp: Duhet të tregohem i sinqertë… appeared first on Telesport.