Ka probleme në mbrojtje, Liverpool nis bisedimet me lojtarin holandez

Liverpool ka nisur bisedimet me mbrojtësin e kombëtares holandeze, Lutsharel Geertruida, për ta afruar në formë huazimi. Lajmi bëhet i ditur nga gazetari David Ornstein, sipas të cilit klubi anglez po shqyrton seriozisht mundësinë e ndërhyrjes në merkato për të përforcuar repartin defensiv.

Geertruida është aktualisht në huazim te Sunderland nga RB Leipzig, por palët po diskutojnë ndërprerjen e parakohshme të marrëveshjes për të hapur rrugën e transferimit te Liverpool. Aftësia e tij për të luajtur në disa role e bën atë një profil të përshtatshëm për “The Reds”, që po përballet me mungesa të rëndësishme në mbrojtje.

The post Ka probleme në mbrojtje, Liverpool nis bisedimet me lojtarin holandez appeared first on Telesport.