“Ka një përgjegjësi të madhe”, Rivaldo për Yamal: Por s’besoj se do ta ketë problem

Legjenda e Barcelona-s, Rivaldo, beson se Lamine Yamal e meriton fanellën me numër 10 në klub.

Fanella me numër 10 në Barcelonë ka një trashëgimi më vete, duke qenë se është mbajtur nga disa prej lojtarëve më të mëdhenj në histori si Diego Maradona, Ronaldinho dhe Messi.

Rivaldo beson se Lamine Yamal ka personalitetin që i përshtatet fanellës.

Duke folur së fundmi, siç citohet nga GOAL, braziliani këmbënguli se fanella me numër 10 e katalanasve është në duar të mira.

“Fanella me numër 10 e Barcelonës është në formë shumë të mirë. Mendoj se ai e meriton, sepse ky numër kërkon shumë përgjegjësi, por ai ka shumë personalitet”, tha Rivaldo.

Ai vazhdoi:

“Nuk mendoj se do të jetë problem për të, sepse luan me qetësi të jashtëzakonshme dhe nuk duket se është në moshën që është kur e sheh në fushë. Yamal ka personalitetin që pritet nga një lojtar 25 ose 26-vjeçar”.

Rivaldo e veshi fanellën me numër 10 gjatë dy sezoneve të tij të fundit me Barcelona-n.

The post “Ka një përgjegjësi të madhe”, Rivaldo për Yamal: Por s’besoj se do ta ketë problem appeared first on Telesport.