“Edhe çështja e Nico Williams nuk u sqarua si duhej”. Laporta del hapur dhe thyen heshtjen: “Meqenëse marrëveshja me Luis Díaz ishte e ndërlikuar dhe ne po negocionim me Rashford, agjenti i Nico doli përpara dhe ofroi mundësinë e blerjes së tij. Deco më foli për këtë, dhe fillimisht preferova të punoja për dy opsionet e tjera, por në këto raste gjithmonë ndjek drejtimin sportiv.”
Ja se si presidenti i Blaugrana-s, Joan Laporta, i analizoi zhvillimet e marrëveshjes midis Barcelonës dhe Nico Williams, e cila më vonë dështoi, në një intervistë me Mundo Deportivo.
Ai vazhdoi me prapaskenat e negociatave: “Deco tha se të paktën do ta dëgjonte agjentin e lojtarit sepse është një lojtar interesant, i aftë të luajë në krah. Pati negociata, por midis asaj që na ishte thënë dhe realitetit, kishte një ndryshim të madh në aspektin e afateve të pagesës, tarifave të agjentëve dhe një sërë variablash që sugjeronin se marrëveshja nuk do të materializohej.”
Por klubi katalanas dhe Laporta hasën probleme gjatë rrugës: “Deco vendosi një afat prej 48 orësh: nëse nuk i pranonin kushtet tona, nuk do të ndodhte asgjë. Në fund, nuk ndodhi asgjë. Në të njëjtën kohë, ne vazhduam të punonim për dy opsionet e tjera, dhe opsioni i Rashford u bë më i qartë.” Prandaj erdhi vendimi i Barcelonës për t’u përqendruar te Rashford, një profil i eksploruar tashmë në merkaton e fundit të transferimeve të dimrit.
The post “Ka një ndryshim të madh midis asaj që u tha dhe realitetit”: Laporta kthehet te Nico Williams dhe tregon të vërtetat! appeared first on Telesport.