Pastrimi i mushkërive nuk është një proçes shumë i ndërlikuar.
Funksioni kryesor i mushkërive, organ i frymëmarrjes, është të përthithë oksigjenin e ajrit që marrim nëpërmjet frymëmarrjes dhe të nxjerrë jashtë dioksid karboni nëpërmjet frymënxjerrjes.
Për arsye se mushkëritë nuk pushojnë kurrë, është e rëndësishme t’i mbani ato të shëndetshme. Pastrimi i vazhdueshëm i mushkërive është një praktikë e mirë. Një pastrim i mushkërive ndihmon në detoksifikimin dhe pastrimin e mureve të brendshme të gypave të frymëmarrjes të degëzimet bronkiale dhe mushkërive, të cilat shpesh kanë një akumulim të toksinave mjedisore, organizmave të dëmshëm dhe irritues. Gjithashtu ky proçes ndihmon në funksionimin normal të mushkërive, zvogëlon çdo ënjtje dhe inflamacion, dhe rinovon vitalitetin dhe fuqinë e mushkërive. Për më tepër, ndihmon në pastrimin e mukozës nga rrugët e frymëmarrjes dhe përmirëson qarkullimin e gjakut në mushkëri. Ai madje ndihmon në trajtimin e bronkitit kronik, astmës, infeksionet e fytit, si dhe të frymëmarrjes. Pastrimi i mushkërive nuk është një proçes shumë i ndërlikuar. Ju mund ta bëni lehtë me disa produkte që mund t’i keni në shtëpi. Ne po ju japim disa mënyra shumë të thjeshta për të pastruar dhe detoksifikuar mushkëritë tuaja nga toksinat e ambjentit, alergenët, duhani apo faktorë të tjerë, sidomos astma.
Për pastrimin e mushkërive, ju mund të përdorni vajin e ricinit që keni në shtëpi.Vaji i ricinit stimulon eliminimin e mbetjeve dhe ndihmon nxjerrjen e toksinave nga mushkëritë, mitra, sistemi i tretjes dhe mëlçia. Me anë të këtuj proçesi do të ulet dhe inflamacioni dhe do përmirësoni qarkullimin limfatik, transmeton “Living”.
– Zhysni një copë stofi prej leshi në një filxhan vaj të nxehtë ricini. Shtrihuni në një copë plastmasi të madhe. Vendosni stofin e leshtë të njomur mbi kraharorin dhe anët, duke mbuluar zonat e mushkërive. Mbulohuni me një plastmas të madh. Mbajeni këtë pjesë të ngrohtë duke e mbuluar me batanije elektrike ose me një borsë për 1-2 orë. Së fundmi, bëni një banjë me ujë të ngrohtë për të larguar vajin nga trupi. Përsëriteni 2 herë në javë për të paktën një muaj dhe do ta shihni që frymëmarrja juaj do të jetë më e pastër. Vaji i ricinit ka thithur përmes stofit toksinat nga mushkëria, në lëkurë, në stof
Rigoni është i pasur me komponime si carvacrol dhe terpenes që veprojnë si elemente pastrues të mushkërive.Kjo barishte mund të ndihmojë në zvogëlimin e inflamacionit dhe mbingarkesës në mushkëri, dhe përmirësimin e qarkullimit të ajrit dhe shëndetin e sistemit tuaj të frymëmarrjes. Pini 2 gota çaj rigoni çdo ditë kur vuani nga astma ose probleme të tjera të frymëmarrjes. Ju mund ta bëni çajin duke futur rigon të freskët ose të thatë në ujë të nxehtë për rreth 5 minuta.
Nenexhiku është një tjetër mundësi e mirë për pastrimin natyral të mushkërive tuaja.Nenexhiku dhe vaji i tij përmbajnë mentol që ndihmon muskujt e lëmuar të traktit respirator të relaksohen.
Kjo nxit frymëmarrje më të lehtë dhe ndihmon në pastrimin e çdo bllokimi të sipërm të frymëmarrjes . Për mushkëri të forta, përtypni 3 deri në 5 gjethe nenexhiku çdo ditë. Për të trajtuar kongjestionin, shtoni disa pika vaj nenexhiku në një tenxhere me ujë të nxehtë dhe thithni avullin. Ju gjithashtu mund të pini 2 gota çaj të kësaj barishteje çdo ditë.