Delegacioni i Kosovës, i drejtuar nga Avni Arifi, i cili është caktuar nga Kryeministri Haradinaj si udhëheqës i dialogut teknik me Serbinë, po qëndron në Bruksel për të vazhduar dialogin teknik me Serbinë.
Ky takim u parapri nga bisedimet dypalëshe midis delegacioneve të Beogradit dhe Prishtinës me ndërmjetësit e BE në dialog.
Dialogu qe ndërprerë më 16 janar, sipas delegacionit të Serbisë, për shkak të vrasjes së liderit serb të Kosovës, Oliver Ivanoviq.
Siç është paralajmëruar, delegacionet do të diskutojnë për zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri më tash.