“Ka meshkuj që kur dinë çfarë duan, e tregojnë qartë” – Egla Ceno bën krahasimin mes Luizit e Kiarës si dhe Gjestit me Eglin

Fituesja e edicionit të tretë të Big Brother VIP Albania, Egla Ceno, u ka dhënë mundësinë fansave të pyesin më shumë përmes opsionit ‘pyetje-përgjigje’ në Instagram.

Në mes të pyetjeve të shumta, njëra prej tyre i referohej Gjestit dhe ish-banorja nuk ngurroi të përgjigjej.

Ajo tha se pavarësisht se koha ka ndryshuar dhe ndjenjat mund të jenë më të pasura përmes mundësive të reja, ka meshkuj që dinë të tregojnë qartë atë që duan.

Foto: Screenshot/Instagram

“Mos harro që janë brez ‘tjetër’, kjo nuk i justifikon se prindërit tanë krijonin familje në moshën e tyre, por kohët kanë ndryshuar. Ndjenjat duket sikur kanë kaluar në plan të dytë. Ama ka meshkuj që kur dinë çfarë duan, e tregojnë qartë… siç bëri Luizi me Kiarën”, u shpreh ajo.

Tutje theksoi: “Sjellja e Luizit ndaj Kiarës e lartësoi akoma më shumë në sytë e publikut. Mua personalisht më pëlqeu që e lartësoi atë grua”.

Gjesti dhe Egli kanë shprehur një lloj pëlqimi për njëri-tjetrin, por që akoma nuk janë deklaruar.