Ka luajtur 1390 ndeshje në karrierë, portieri brazilian barazon rekordin e Peter Shilton

Fabio Deivson Lopes Maciel ka barazuar rekordin e ndeshjeve zyrtare si profesionist, që deri tani mbahej në mënyrë të vetme nga legjenda angleze Peter Shilton. Sipas “Guinness”, librit të rekordeve, Shilton kishte luajtur 1.390 ndeshje, ndërsa Fabio, në moshën 44-vjeçare, ka arritur të njëjtën shifër dhe mund ta tejkalojë që të mërkurën, në sfidën e “Copa Sudamericana” kundër America Cali.

“1.390 herë, idhull”, – ka shkruar Fluminense në rrjetet sociale, pas fitores 2-1 ndaj Fortaleza. “Duhet t’i falënderoj të gjithë ata që kanë bërë pjesë të jetës sime”, – deklaroi portieri pas arritjes së këtij suksesi. Një rekord që mund të vazhdojë të rritet. Portieri veteran ka rinovuar së fundmi kontratën me klubin deri në dhjetor 2026.

Fluminense goalkeeper Fabio breaks Peter Shilton appearance record - BBC  Sport

Fabio debutoi si profesionist më 1997, në të njëjtin vit kur Shilton “i vari dorashkat në gozhdë”. Me 10 paraqitje në kombëtare, ai ka fituar 3 kampionate braziliane dhe triumfoi më 2023 në “Copa Libertadores” me Fluminense, duke mundur 2-1 Boca Juniors.

Kësaj vere, ai arriti edhe gjysmëfinalet e Botërorit për Klube, ku u ndalua nga Chelsea (2-0). Një rekord i jashtëzakonshëm për jetëgjatësinë dhe vazhdimësinë, që e “konsakron” Fabion si një nga portierët me karrierën më të gjatë dhe më fitimprurëse në historinë e futbollit botëror.

The post Ka luajtur 1390 ndeshje në karrierë, portieri brazilian barazon rekordin e Peter Shilton appeared first on Telesport.