Ka klauzolë largimi nga Sivasspori, Manaj drejt transferimit në Bundesliga

E ardhmja e Rey Manajt mund të jetë në elitën e futbollit gjerman Bundesliga.

Pas aventurave në Itali, Spanjë, Angli dhe Turqi, Manaj mund të provojë edhe futbollin gjerman.

Sulmuesi shqiptar është duke shkëlqyer në vitin e tij të dytë me Sivassporin, derisa shënon vazhdimisht.

28-vjeçari ka zhvilluar 22 ndeshje këtë edicion, teksa ka shënuar 10 gola dhe ka asistuar në pesë të tjerë.

Mediat në Gjermani dhe Turqi kanë raportuar se  agjentët e lojtarit kanë pasur disa bisedime me klubin e njohur gjerman Borussia Moenchegladbach.

Nuk dihet nëse klubi gjerman do të bëjë ofertë, megjithatë ata kanë shprehur interesim për Manajn.

Reprezentuesi shqiptar ka një klauzolë largimi nga Sivasspor prej katër milionë eurove.