Ka fituar ndaj Man. City dhe Arsenalit, Roy Keane del kundër Carrick: Nuk bën për United

Edhe pse Michael Carrick e ka nisur mjaft mirë aventurën e tij të dytë në krye të stolit të Manchester United, duke fituar në ndeshjen e parë 2-0 në derbin ndaj Man. City dhe sot 2-3 në transfertë ndaj Arsenalit, sërish ka zëra dhe mendime që janë kundër tij, për të qenë trajner i përhershëm te “Djajtë”.

Një nga këto zëra është edhe ai Roy Keane, ish-mesfushor i Manchester United, tashmë në rolin e analistit në Sky Sports Premier League. Në analizën e tij pas ndeshjes, Keane u shpreh se edhe në rast se Carrick fiton të gjitha ndeshjet deri në fund, sërish Man. United ka nevojë për një trajner tjetër, me përvojë.

“Edhe nëse Manchester United fiton çdo ndeshje nga tani deri në fund të sezonit, nuk mendoj se Michael Carrick duhet ta marrë punën si trajner i përhershëm. Unë ende mendoj se Manchester United ka nevojë për një trajner më të madh dhe më të mirë. Një trajner me më shumë përvojë. Edhe nëse ata renditen të katërtit, nuk jam i bindur se Carrick është njeriu i duhur për këtë punë”, tha Keane.

The post Ka fituar ndaj Man. City dhe Arsenalit, Roy Keane del kundër Carrick: Nuk bën për United appeared first on Telesport.