“Ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij”, zhduket një person në Fushë Kosovë

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është zhdukur në Fushë Kosovë.

Në raportin 24 orësh policia k treguar se rastin e ka lajmëruar vëllai i personit të zhdukur.

Policia ka bërë me dije se rasti është duke u hetuar.

“Lagjja 28, Fushë Kosovë 28.03.2025 – 10:00. Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar policinë se vëllai i tij ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij. Rasti në hetime”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.