Një nga protagonistët e triumfit të Milan 1-0 në derbin ndaj Inter ishte edhe portieri Mike Maignan. Francezi priti penalltinë e hakan Calhanoglu në minutën e 74-t, duke mbrojtur portën e tij.
“Çdo pritje është e rëndësishme për të fituar ndeshjen. Ne të gjithë vuajtëm së bashku dhe kur luajmë kështu, mund të marrim rezultate pozitive. Tani duhet të vazhdojmë kështu“, tha Mike Maignan.
Më tej, portieri kuqezi ka komentuar fitoren e Milanit në derbi kundër Interit. “Ne fituam dje një ndeshje të madhe, por ka ende shumë ndeshje për t’u luajtur. Ndaj, duhet të vazhdojmë të shohim përpara“, shtoi ai për mediat italiane.
The post “Ka akoma shumë ndeshje”, Maignan: Ja çfarë duhet të bëjmë tani appeared first on Telesport.











