Mediumi brazilian “UOL Esporte” ka raportuar një lajm të bujshëm sipas të cilit Barcelona po e ndjek nga afër situatën e Rodrygo te Real Madrid dhe ka kontaktuar ndërmjetës për të shprehur interesin për yllin brazilian.
Hera e fundit që ka ndodhur një transferim i tillë nga Real Madrid te Barcelona ka qenë 29 vite më parë, kur Luis Enrique në vitin 1996 u transferua si lojtar i lirë nga madrilenët te katalanasit.
Sipas raportimit në fjalë nuk mun të flitet ende për negociata mes palëve, por Barcelona ka lënë të kuptohet se është e gatshmë të nisë bisedimet me lojtarin, gjithmonë nëse ky i fundit është i hapur për një transferim te katalanasit. Deri tani nuk ka asnjë reagim nga ana e klubit madrilen apo përfaqësuesve të lojtarit në lidhje me këtë lajm të bujshëm.
Përveç Barcelonës, për Rodrygo-n ka një interes të gjerë nga shumë ekipe të mëdha si Liverpool, Arsenal, Chelsea, PSG, Bayern etj. Në anën tjetër, Real Madrid është i gatshëm të lejojë largimin e brazilianit për 100 milionë euro.
The post Ka 29 vite që nuk ndodh një gjë e tillë, Barcelona tenton transferimin historik appeared first on Telesport.