Juventusit i sos durimi, shkarkon trajnerin Tudor. Ja kush pritet ta pasojë përkohësisht

Igor Tudor nuk është më trajner i Juventusit. Zyrtarizimi pritet në orët e ardhshme, por vendimi i është komunikuar tashmë teknikut kroat. Arsyeja janë rezultatet negative; 3 humbje radhazi (e fundit mbrëmë në fushën e Lazios, pas disfatave ndaj Comos dhe Real Madridit) dhe 8 ndeshjeve pa fitore, 4 prej të cilave pa shënuar asnjë gol.

Për zëvendësuesin, klubi pritet të bëjë një zgjidhje të brendshme. Massimo Brambilla, trajneri i skuadrës Next Gen, është favorit për ta drejtuar “Zonjën e Vjetër” në ndeshjen e së mërkurës kundër Udinese.

 

The post Juventusit i sos durimi, shkarkon trajnerin Tudor. Ja kush pritet ta pasojë përkohësisht appeared first on Telesport.