Në “Continassa” shikojnë larg. Projekti i ri i Juventusit ka si horizont vitin 2030 dhe drejtuesit po e ndërtojnë mbi disa lojtarë kyç. Pas rinovimeve të parashikuara për Kenan Yildiz dhe Weston McKennie, edhe Manuel Locatelli ka hyrë zyrtarisht në listën e pikave të forta. Mesfushori nga Lecco është më shumë se një element teknik.
Për Luciano Spallettin, i thirrur për të udhëhequr rilindjen bardhezi, Locatelli është referencë në dhomat e zhveshjes dhe shembull në fushë, figurë që mishëron shpirtin juventin. Kontrata aktuale skadon në qershor 2028, por klubi synon ta zgjasë edhe dy sezone, duke forcuar lidhjen me lojtarin që ka deklaruar gjithmonë se është tifoz i Juventusit.
Brenda mesit të marsit pritet takim mes Spallettit, Comolli dhe Chiellini për rinovimin e trajnerit me kontratë 2-vjeçare. Ndërkohë, Barcelona po monitoron situatën e Locatellit, ndaj “blindimi” i tij do të ishte edhe sinjal i qartë për tregun.
The post Juventusi vazhdon projektin 2030. Pas Yildiz dhe McKennie, kapiteni drejt rinovimit appeared first on Telesport.










