Juventusi ka marr fitore ndaj Lokomotivës së Moskës me rezultat 2 – 1, në një ndeshje që ishte mjaftë interesante.
‘Zonja e Vjetër’ e nisi ndeshjen me posedimin e zakonshëm, duke krijuar edhe raste.
Ronaldo rrezikoi i pari në minutën e 20-të, por goditja e tij shkoi ngjitur me shtyllën.
Lokomotiva u tregua e rrezikshëm në një kundërzbritje në minutën e 30-të, kur shënoi Aleksey Miranchuk për 0 – 1.
Ky gol sikur i prishi paska balancat e Juves, që nuk arrinin të depërtonin në zonës e mysafirëve. Paulo Dybala shënoi në minutën e 40-të, por goli i anulua për një goditje dënimi në sulm.
Pjesa e dytë nisi furishëm për Juventusit, që përveç Ronaldos e Dybalas, në fushë u fut edhe Gonzalo Higuain.
Ky i fundit rrezikoi bukur dy herë, por në të dyja rastet ishte i pafat.
Juve u desh ta pres minutën e 77-të dhe magjinë e Dybalas i cili me një gjuajtje të fortë nga jashtë zonës shënoi për 1 – 1.
Ky gol i dha zemër italianëve që kërkonin edhe golin e dytë. Nuk vonoi shumë, pasi pas dy minutash Dybala e gjeti edhe golin e dytë. Ishte Alex Sandro që gjuajti, e nga topi i kthyer argjentinasi shënoi 2 – 1.
Me këtë fitore Juventusi shkon në kuotën e 7 pikëve, duke bërë një hap të madh përpara drejt kalimit të fazës së grupeve.
https://www.youtube.com/watch?v=MAJDVRB3c6o