“Juventusi, skuadra më e rëndësishme e jetës sime. Po të ishte për fëmijët e mi…”

“Juventusi është skuadra më e rëndësishme e karrierës dhe jetës sime”, – thotë Danilo Luiz da Silva, 34 vjeç, që pas kulmeve me Real Madridin dhe Manchester City zgjodhi klubin bardhezi. Në intervistë për kanalet zyrtare, mbrojtësi Brazilian, me kontratë te Flamengo që skadon më 31 dhjetor, shpjegon pse përjetimi me fanellën e “Zonjës së Vjetër” dhe shiritin e kapitenit për më shumë se 5 vite ka qenë i veçantë: “Sepse kam mësuar të luaj për këto ngjyra, për këtë fanellë.

Jo vetëm sepse më pëlqen futbolli apo është profesioni im, por ngaqë e dua Torinon, ato ngjyra. Është skuadra më e rëndësishme e karrierës sime, – shton ish-lojtari i Portos. – Fëmijët e mi janë rritur aty; të ishte për ata nuk do të ktheheshim në Brazil as sot”.

Pas vizitës në “Allianz Stadium” më 3 janar, emocioni i tifozëve e mbushi me dashuri dhe mirënjohje: “T’i çoja fëmijët të shihnin njerëzit që më përshëndetnin me kaq shumë afeksion… ishte shumë e rëndësishme për jetën time personale. Nuk do ta harrojmë kurrë Juventusin”.

 

The post “Juventusi, skuadra më e rëndësishme e jetës sime. Po të ishte për fëmijët e mi…” appeared first on Telesport.