Juventusi po tenton me të gjitha mundësitë të afrojë Victor Osimihenin

Victor Osimhen, sulmuesi nigerian i huazuar te Galatasaray nga Napoli, ka folur për të ardhmen e tij, me Juventusin që po mendon seriozisht të paguajë klauzolën e tij të lirimit.

Në mes është një interesim i Juventusit, i cili mund të bëhet konkret në muajt në vijim.  

“Nëse do të qëndroj te Galatasaray? Më lejoni të jem i sinqertë, nuk e di për momentin. Deri para disa muajsh, askush nuk do ta kishte imagjinuar se mund të vija të luaja te Galatasaray. Jetoj në këtë moment dhe nuk e di se çfarë do të ndodhë në verë. I dua këta tifozë, klubin dhe qytetin. Për mua, është një privilegj dhe përvojë këtu”, deklaroi ai. 

Osimhen, i lindur në 1998, ka shënuar 20 gola dhe ka dhënë 5 asistime në 26 ndeshje këtë sezon.  

Ai do të jetë një nga yjet e mëdhenj të afatit kalimtar të verës, pasi ka interesim nga klubet si Arsenal, Chelsea, Manchester United dhe Juventusi.  

Napoli, ku ai do të kthehet pas huazimit, ka një klauzolë lirimi prej 75 milionë eurosh për verën e ardhshme. 

Juventusi po studion mundësinë për të blerë Osimhen, duke përfituar nga “Dekreti i Rritjes”, i cili mund të zvogëlojë koston e tij tatimore.  

Megjithatë, paga aktuale e Osimhen (10 milionë euro neto) dhe kostoja e transferimit do të kërkojnë një investim të madh.  

Juventusi ka fituar rreth 63.43 milionë euro nga Liga e Kampionëve dhe 30 milionë euro nga vendi i katërt në Serie A, të cilat mund të përdoren për të financuar blerjen. 

E ardhmja e Dusan Vlahovicit te Juventusi mund të ndikojë në këtë negociatë.  

Nëse Vlahovic largohet, Juventusi mund të përdorë fondet për të sulmuar Osimhen.