Juventusi në hall, kontrata e Vlahovic aktivizon bonusin që e çon pagën e tij në 10 milionë euro

Në shtëpinë e Juventusit vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes çështja e Dusan Vlahovic, me sulmuesin që ka refuzuar ofertat nga Turqia dhe Arabia Saudite. Aktualisht nuk ka propozime që ta bindin nga pikëpamja sportive.

Serbi do të dëshironte të qëndronte në Europë, por paga e tij tremb shumë klube. Pikërisht për këtë, dita e fundit e qershorit ishte një ditë vendimtare për kontratën e Dusan, sepse aktivizohet bonusi prej 2.5 milionë eurosh, i cili e çon pagën e tij në 10.5 milionë euro.

Edhe pse shpesh përmendet shifra e famshme prej 12 milionë eurosh në vit, kur flitet për sulmuesin serb, e vërteta e kontratës së tij të nënshkruar më 2022, kur u ble nga Fiorentina, është paksa ndryshe. Vlahovic ka fituar në dy sezonet e para 8 milionë euro si pagë bazë, por në klauzolat e kontratës janë parashikuar dy bonuse besnikërie që aktivizohen në fund të sezonit.

Ky 30 qershor ishte pikërisht dita kur nis pagesa e parë prej 2.5 milionë eurosh, duke e çuar pagën në 10.5 milionë euro; ndërsa 30 qershorin e ardhshëm do të aktivizohet edhe bonusi tjetër, që do ta ngrejë pagën për sezonin 2025-2026 në 12 milionë euro, ashtu siç përflitet.

Data 30 qershor 2026 do të jetë gjithashtu një moment kyç, sepse pa një rinovim, që tashmë duket i bllokuar, nga ajo ditë e tutje Vlahovic do të jetë i lirë të pranojë destinacion të ri me parametër zero. Një skenar që Juventusi dëshiron absolutisht ta shmangë dhe për këtë arsye do të kërkojë zgjidhje për ta shitur nga tani deri në fund të merkatos, edhe sepse në sulm tashmë është vendosur të investohet tek Jonathan David.

The post Juventusi në hall, kontrata e Vlahovic aktivizon bonusin që e çon pagën e tij në 10 milionë euro appeared first on Telesport.