Juventusi mund të detyrohet t’i shet dy yje, Man United dhe Man City shpresojnë në dy më të mirët

Media të shumta në Itali shkruajnë se Juventusi do të detyrohet të shesë disa nga yjet e tyre në verë nëse nuk arrijnë të kualifikohen në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm, me Andrea Cambiason dhe Kenan Yildizin si kandidatët më të mundshëm për të përfunduar në treg.

Juventusi është i dëshpëruar për pikë në garën për një kualifikim në Champions. Humbjet kundër Atalantës dhe Fiorentinës i bënë Bianconerët të zbresin në vendin e pestë, me Bolognan që është e katërta. 

Corriere dello Sport raporton se drejtorët e klubit do të takohen me pronarin John Elkann të premten për të diskutuar hapat e ardhshëm, veçanërisht nëse skuadra nuk arrin të kualifikohet në Ligën e Kampionëve. 

Kompania Holding e Juventus Exor nuk është e gatshme të bëjë një injeksion të ri parash, kështu që nëse Bianconerët dështojnë të kualifikohen në Ligën e Kampionëve, shitjet e yjeve të Bianconerëve gjatë verës duken të pashmangshme. 

Sipas azetës Tuttosport, italiani Cambiaso dhe talenti turk Yildiz mund të dalin në treg nëse Juventusi humbet të ardhurat nga Liga e Kampionëve për sezonin 2025-26. 

Cambiaso tërhoqi interesin nga Manchester City në afatin kalimtar të janarit dhe mbetet një objektiv për gjigantët e Ligës Premier në verë.  

Ndërsa së fundmi shkruhet se përfaqësuesit e Yildiz kishin zhvilluar tashmë bisedime paraprake me Manchester United.