Juventusi përgatitet intensivisht nën drejtimin e Igor Tudor, edhe pa lojtarët e grumbulluar nga kombëtaret. Stërvitjet do të rifillojnë të hënën, duke u përqendruar te “Derby d’Italia” i 13 shtatorit në “Allianz Stadium”.
Sulmi bardhezi është, në letër, ndër më të fuqishmit në Serie A, me një total prej 82 golash potencialë. Kjo shifër, që i referohet sezonit të kaluar, ndahet mes 6 sulmuesve: Jonathan David (24 gola), Dusan Vlahovic (17), Loïs Openda (13), Kenan Yildiz (12), Edon Zhegrova (8) dhe Francisco Conceição (7). Këto lojtarë kontribuan gjithashtu me 45 asistime sezonin e kaluar.
Kësaj vere, “Zonja e Vjetër” u përforcua me David, Zhegrova dhe Openda, që bashkohen me Vlahovic, Conceição dhe Yildiz, duke krijuar një sulm të larmishëm dhe shumëgolësh. Me 82 gola potencialë, Juventusi e vendos veten përpara rivalëve si Milani (73 gola), Bologna (71), Fiorentina (68), Napoli (67), Lazio (67), Interi (66), Atalanta (53) dhe Roma (35).
The post Juventusi mund të buzëqeshë, Tudor ka në dispozicion sulmin 82-golësh… Më i frikshmi në Serie A appeared first on Telesport.